Egnatia 0 – 0 Vllaznia
“Abissnet Superiore”: Java 28
Stadiumi: “Arena Egnatia”
Arbitër: Florjan Lata
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Dajsinani, Aliyev, Xhemajli, Sota, Fangaj, Ruçi, Aleksi, Fernando, Albanese, Adjessa, Yahaya. Trajner: Edlir Tetova.
VLLAZNIA: Pohls, Pusi, Gjini, Bajrami, Yago, Qato, Krymi, Kallaku, Kastrati, Balaj, Mala. Trajner: Edi Martini.
LIVE:
86' Pasiguri në mbrojtjen e Vllaznisë, portieri Pohls shpëton shkodranët.
83' Dëmtohet Flamur Ruçi i Egnatias, mesfushori largohet nga fusha me barelë.
77' Protesta nga Edlir Tetova pas kartonit të kuq, Lata ndëshkon njësoj edhe trajnerin e Egnatias.
76' Arbenit Xhemajli ndëshkohet me karton të kuq për ndërhyrjen ndaj Bekim Balajt. Florjan Lata VENDOS njësoj edhe pas rishikimit në VAR. Ekipi rrogozhinas braktisi ndeshjen, por u rikthye pas vendimit me VAR.
59' Te Egnatia pretendojnë për penallti, arbitri Lata thotë "JO".
45+5' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
45+3' Dëmtohet Lirim Kastrati, sulmuesi i Vllaznisë largohet nga fusha mes dhimbjeve.
40' Goditje e Qatos nga distanca, Dajsinani pret me thjeshtësi.
32' Albanese pranë supergolit, topi shkon jashtë.
15' Albanese i vetëm përballë portierit, sulmuesi i Egnatias "fal".
4' Super rast për Egnatian me Albanese, Pohls shpëton Vllazninë.
1’ Shkelmohet topi i parë në Rrogozhinë, nis dueli mes Egnatias dhe Vllaznisë.
