
Tirana 1 – 0 Pogradeci
Tirana ka arritur të mposhtë Pogradecin me rezultatin minimal 1-0 në “Elbasan Arena” në minutat e fundit të ndeshjes. Bardheblutë do të luajnë sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore pasi arritën të triumfonin sot.
Ndërsa Pogradeci do të luajë sërish në Kategorinë e Parë. Merr fund ëndrra e madhe e liqenorëve të cilët arritën të eliminonin Burrelin dhe Besën e Kavajës në Play Off.
90’ GOL TIRANA! Një autogol i mbrojtjes së Pogradecit
42’ Anulohet goli i Tiranës, ka një faull në sulm
38’ GOL TIRANA! Shënon Soler
16’ Super pritje e Staniç, portieri i Pogradecit ndaj Zharmunin
6’ Mundësi e mirë e Tiranës me Ndrecën
1’ Starton sfida në “Elbasan Arena”
FORMACIONET ZYRTARE:
Tirana: Selmani, Kola, Dembele, Mici, Vera, Soler, Rafael, Përgjoni, Haxhiu, Ndreca, Jarmouni. Trajner: Bledi Shkëmbi
Pogradeci: Staniç; Danlandi, Ivan, Shkulaku, Lila, Vokrri, Pengu, Zguro, Krasniqi, Raza, Alidema. Trajner: Ardian Mema.
Kategoria Superiore: Play Out
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Andi Koçi