Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Vllaznia “nënshtron” Partizanin, shkodranët shënojnë poker golash ndaj “Demave të Kuq”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vllaznia “nënshtron” Partizanin, shkodranët
Vllaznia – Partizani

Vllaznia rikthehet tek fitorja në Superiore duke mposhtur ditën e sotme Partizanin me rezultatin 3-1. Të parët që kaluan në epërsi ishin shkodranët falë golit të Isgandarli. Ndërsa Bekim Balaj i riktheu baraspeshat shkodranëve duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, sërish veterani i sulmit përmbysi shifrat falë një penalltie tjetër. Ndërsa në minutat shtesë të takimit Vllaznia shënoi edhe dy gola të tjerë me Esin Hakaj dhe Charles Bismark.

Aktualisht, shkodranët kryesojnë tabelën e Superiores me 6 pikë në tre javë. Ndërsa Partizani ndodhet provizorisht në vendin e katërt të tabelës me 4 pikë të grumbulluara.

Vllaznia 4 – 1 Partizani (Balaj 36’, 90’, Hakaj 90+3’, Bismark 90+7’ / Gudjufi 26’)

90+7’ GOL VLLAZNIA! Bismark realizon golin e katërt për Vllazninë

90+3’ GOL VLLAZNIA! Esin Hakaj shënon golin e tretë ndaj Partizanit falë një kundërsulmi

90’ GOL VLLAZNIA! Bekim Balaj përmbys shifrat ndaj Partizanit me dopietë sërish nga pika e bardhë

46’ Starton pjesa e dytë në “Loro Boriçi”

45’ Përfundon pjesa e parë në barazim

36’ GOL VLLAZNIA! Bekim Balaj barazon nga pika e bardhë e penalltisë

26’ GOL PARTIZANI! Isgandali realizon në një kundërsulm të “Demave të Kuq”

23’ Bismark provon një goditje me kokë, shkon në duart e Alban Hoxhës

18’ Vllaznia më kërkuese në këtë start të takimit 

7’ Probleme për Mehmetin në fushën e lojës

1’ Starton përballja mes Vllaznisë dhe Partizanit

FORMACIONET ZYRTARE:

VIDEO/ Vllaznia “nënshtron” Partizanin, shkodranët
 

Superiore: Java e 3-të

Stadiumi: “Loro Boriçi”

Arbitër: Olsid Ferataj

Poll

Lexo gjithashtu