PARTIZANI – VORA 0 – 0
PJESA E PARË:
Ka përfunduar me shifrat 1-0 përballja mes Partizanit dhe Vorës. Skuadra e Arian Bellait i aka dalë të sigurojë 3 pikët në shtëpi, duke mposhtur kështu ekipin e Oltijon Kërnasë.
Një ndeshje e luftuar mes skuadrave, ku Partizani humbi një penallti me Toma në minutat e fundit të pjesës së parë, ku topi i gjuajtur nga lojtari u përplas në shtyllë.
Më kërkues ishin kryeqytetasit në pjesën e dytë, por goli vendimtar i takimit erdhi në minutën e 90-të, ku Vora kaloi në avantazh. Vendimtar ishte Dario Daka, i cili gjeti rrugën e rrjetës.
Minutat e mbetura ishin shumë të tensionuara, ku arbitri Albert Doda nxori të kuqin për Arian Bellain.
Abissnet Superiore: Java e 19-të
Stadiumi: “Vora”
Arbitër: Albert Doda
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Qirko, Martinez, Atanaskoski, Bytyçi, Mehmeti, Ismaili, Isgandarli, Hjumen, Binstuka, Toma, Sembene. Trajner: Oltijon Kërnaja
VORA: Harizaj, Zuna, Repaj, Kasalla, Bardhi, Vrapi, Ruzgis, Dalipi, Barjamaj, Shehi, Geci. Trajner: Arjan Bellaj
LIVE:
90+5'- Perfundon ndeshja me fitoren e Vores 1-0 ndaj Partizanit.
90+3'- Arian Bellai ndëshkohet me karton të kuq, pas një përplasje me Gudjufin.
90'- 5 minuta shtese.
90'- Vora ne avantazh 1-0. Goli I Dario Dakas eshte i rregullt.
89'- Gol nga Vora, por goli fillimisht ndalohet festa dhe do te rishikohet në VAR.
88'- Te Partizani pretendojnë sërish për penallti, pasi Gudjufi është rrëzur në zonë, por për Dodan nuk ka asgje.
63'- Goditje këndi për Partizanin, Atanaskovski kroson drejt zonë, por topi përfundon në duart e Harizajt.
54'- Tension në mesfushë nga lojtarët e dy skuadrave. Bardhi dhe Bytyçi ndëshkohen me karton të verdhë.
46'- Nis pjesa e dytë, ekipet kërkojnë golin e fitores.
45+1- Mbyllet 0-0 pjesa e parë mes Partizanit dhe Vorës.
45+1'- Penallti për Partizanin, Isgandarli rrezohet në zonë dhe arbitri jep 11 metërsh. Toma e merr përsipër, por fati nuk është me të kuqtë, pasi ndalet në shtyllë.
26'- Vora niset në kundërsulm me Ruzgis, por sulmuesi në vrap e sipër çon topin jashtë porte.
25'- Partizani këmbëngul me Hjumen, por këtij të fundit i merret topi nga Kasalla.
16'- Vora provon sërish me Dalipin, por goditja e lojtarit të vendasve ndalet nga Qirko.
6'- Goditje dënimi për Partizanin, Atanaskovski provon nga distanca, por Haziraj është në vendin e duhur.
3’- Vora shfaqet rrezikshëm. Kasalla rrëzohet në zonë dhe vendasit pretendojnë për penallti, por për gjyqtarin është gjithçka në rregullt.
1’- Starton sfida në Vorë, ekipet në kërkim të fitores.
