
Teuta ka triufmuar në ndeshjen e fundit të javës së 6-të të Kategorisë Superiore përballë Bylisit me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të takimit e realizoi Daniel Uotlai në pjesën e dytë të sfidës.
Durrsakët me këtë fitore ngjiten në vendin e katërt të zonës “Final 4” me 10 pikë. Ndërsa Bylisi mbetet në vendin e shtatë me 7 me gjashtë pikë të grumbulluara pas gjashtë javësh.
Teuta 1 – 0 Bylis (Uotlai 62’)
90’ Akodrohen 5 minuta shtesë
62’ GOL TEUTA! Më në fund gjehet rruga e rrjetës në “Niko Dovana”, durrsakët shënojnë me Uotlain
46’ Starton pjesa e dytë në Durrës
45’ Mbyllet pa gola dhe pa raste të rrezikshme
32’ Mundësi e mirë për Bylisin me një krosim nga një goditje dënimi, por Ualison shkakton faull në sulm ndaj Selmanit
1’ Starton përballja në “Niko Dovana”
FORMACIONET ZYRTARE:
Teuta (4-2-3-1): Selmani; Përgjoni, Gabriel, Zhongo, Toli; Uotlai, Maçolli; Boçi, Vidal, Jakub; Beshiraj. Trajner: E. Dobi
Bylis (4-3-3): Vachoux; Përndreca, Abazaj, Marku, Camara; David, Ofori, Malomo; Kodji, Ëalisson, Mustapha. Trajner: M. Josa
Kategoria Superiore: Java e 6-të
Stadiumi: “Niko Dovana”
Arbitër: Ermis Çelaj