Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ 5 gola dhe spektakël në “Adush Muça”, Elbasani i bën “gropën” vetes

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 5 gola dhe spektakël në “Adush Muça”,
Bylis - Elbasani

Ka përfunduar me një rezultat befasues ndeshja Bylis – Elbasani, 3 – 2 për ballshiotët. Sulmuesi i Bylisit Ibrahim Mustapha shënoi i vetëm 3 gola, duke “gjunjëzuar” rivalin.

Bomberi nigerian e gjeti rrugën e rrjetës në minutat 44, 48’ dhe 55’. Kundërpërgjigja e Elbasanit me Loukli dhe Tsague nuk mjaftoi.

Pas 17 javësh kampionat, ekipi i Ivan Gvozdenovic e ka humbur kreun, 2 pikë më pak se Egnatia kryesues, ndërsa ekipi ballshiot mban pozitën e 7-të me 18 pikë.

BYLIS – ELBASANI 3 – 2 (Mustapha 44', 48', 55'/ Loukili 52', Tsague 69')

Superiore: Java e 17-të

Stadiumi: “Adush Muça”

Arbitër: Olsion Yzeiraj

FORMACIONET ZYRTARE:

BYLIS: Vashu, Bruno, Përndreca, Adeduro, Kamara, Mustafa, Malomo, Ofori, Muktar Koxhi, Marku, Përgjoni. TRAJNER: Mirel Josa

ELBASANI: Janaçek, Olberkis, Tsague, Loukili, Kasa, Manellari, Ze Gomesh, Azemoviç, Bunjaku, Musta, Lila. TRAJNER: Ivan Gvozdenoviç

LIVE:

90+6' - Përfundon ndeshja në Ballsh, Bylis fiton 3 - 2 ndaj Elbasanit.

69' - Tsague ngushton shifrat, hapet ndeshja.

55'- Spektakel ne Ballsh. Bylisi shenon golin e 3-te me Mustapha. 

52'- Elbasani ngushton rezultatin. Verdheblute shenojne me Loukilin.

48'- Mustapha shenon golin e dyte, me ballshiotet qe kryesojne 2-0. 

46'- Nis pjesa e dyte.

45+4'- Mbyllet pjesa e pare 1-0 per Bylisin.

44'- Gol ballshi me Mustapha me 11 metersh. 

1’- Starton sfida në Ballsh, Bylis – Elbasani në kërkim të 3 pikëve.

Poll

Lexo gjithashtu