TIRANA – TEUTA 0 – 1 (Maçolli 86')
NDESHJA:
Teuta ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Tiranës në transfertë. Ekipi durrsakët ka mposhtur kryeqytetasit me shifrat 1-0.
Golin vendimtar të këtij takimi e shënoi Xhoele Maçolli, i cili shndërroi në gol 11-metërshin e fituar nga Kuqi. Një 3 pikësh shumë i rëndësishëm dhe “jetik” për “Djemtë e Detit”, të cilët tashmë shkojnë në kuotën e 33 pikëve, po aq sa Partizani i vendit të 5-të.
Ndërkohë nga krahu tjetër bardheblutë mbeten në vendin e parafundit me 21 pikë, 2 më pak se Bylisi i vendit të 8-të.
Superiore: Java e 25
Stadiumi: “Selman Stërmasi”
Arbitër: Kreshnik Cjapi
FORMACIONBET ZYRTARE:
TIRANA: Bekaj, Vera, Lleshi, Kreshiç, Halili, Haxhiu, Rafael, Kobiljar, Mysloviç, Mehmeti, Tabeku. Trajner: Ardian Nuhiu
TEUTA: Selmani, Zhongo, Kotobelli, Përgjoni, Vila, Votlai, Maçolli, Jurgens, Boçi, Gonçalves, Arifi. Trajner: Enkelejd Dobi
LIVE:
86'- Tronditet Tirana 3 minuta para fundit, Maçolli kalon në avantazh ekipin durrsak dhe shnderron ne gol penalltine e kartduar pas rishikimit ne Var.
83'- Të gjithë protestojnë për penallti te Teuta. Jazxhi ndëshkohet me karton të verdhë. Lleshi ndali me dorë topin e goditur nga Kuqi. Fillimisht për Cjapin çdo gjë ishte e rregull. Pasi u thirr nga VAR, ndryshoi vendimin.
45+2'- Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
44′ - Votlai ndëshkohet me karton të verdhë te Teuta.
42′ - Rafael tenton një supergol nga distanca. Topi përfundon mbi kuadratin e portës së Teutës.
39′ - Portieri Bekaj kontrollon topin e krosuar nga Gonçalves, më pas përplaset me Boçin. Ky i fundit ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor.
18′- Haxhiu kroson për Mehmetin. Ky i fundit nuk e shfrytëzon si duhet rastin e krijuar. Tabeku ishte i gatshëm për të përfituar, por nuk u kuptua me Mehmetin. Moment i mirë për bardheblutë.
16′- Tirana vijon të qarkullojë topin. Teuta e vendosur mirë nuk lejon hapësira që të rrezikohet.
1’- Shkelmohet topi i parë në “Selman Stërmasi”, Tirana – Teuta në “luftë” për 3 pikët
