Tirana 1 – 1 Dinamo (Falaye 1' / Mustapha Koma 81')
Tirana dhe Dinamo kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të “Abissnet Superiore”. Derbi i zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi 1-1.
Golin e parë e shënuan bardheblutë me anë të Falaye në minutën e parë të sfidës. Në krahun tjetër, Dinamo humbi shansin e barazimit në minutën e 16-të, pasi Dejvi Bregu gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Sikur të mos mjaftonte kjo, dinamovitët mbetën me 10 lojtarë në minutën e 33-të, për shkak se mesfushori Goudiaby u ndëshkua me karton të kuq.
Megjithatë, Ilir Daja hodhi në fushë në pjesën e dytë sulmuesin 18-vjeçar nga Gambia, Mustapha Koma. Ky i fundit i shpërbleu besimin, duke shënuar një gol mjaft të bukur me kokë në minutën e 81-të.
Kështu, Dinamo shkon në kuotën e 35 pikëve dhe mbetet në vendin e katërt të renditjes. Në krahun tjetër, Tirana me 21 pikë ngjitet në vendin e 8-të, ç’ka do të thotë “play-out”.
“Abissnet Superiore”: Java 23
Stadiumi: “Selman Stërmasi”
Arbitër: Enea Jorgji
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Tafas, Vera, Basilio Ndong, Cortes, Lleshi, Myslovic, Rafa, Halili, Vogli, Falaye, Tabekou. Trajner: Ardian Nuhiu.
DINAMO: Teqja, Ismaili, Teixeira, Goudiaby, Bregu, Mustapha, Qefalija, Dita, Lorran, Neziri. Trajner: Ilir Daja.
LIVE:
90+5' Mbyllet 1-1 ndeshja.
81' GOL DINAMO! Shënon Mustapha Koma.
78' Tabekou i afrohet golit të dytë.
45+4' Mbyllet 1-0 pjesa e parë.
33' Kaos në derbi. Dinamo mbetet me 10 lojtarë, Goudiaby ndëshkohet me karton të kuq.
28' Tirana i afrohet golit të dytë, goditja e Tabekou devijohet nga Falaye.
17' Penallti për Dinamon, Bregu gabon nga pika e bardhë.
1' GOL TIRANA! Shënon Falaye.
1’ Shkelmohet topi i parë në “Selman Stërmasi”, nis derbi mes Tiranës dhe Dinamos.
