Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Dramë në “Niko Dovana”, Vllaznisë i shpëton fitorja nga duart! Teuta shënon në frymën e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dramë në “Niko Dovana”, Vllaznisë i
Teuta-Vllaznia

LIVE:

Teuta 1 – 1 Vllaznia (Beshiraj 90+6’ / Mala 24’)

90+6’ GOL TEUTA! Mario Beshiraj realizon ndaj Vllaznisë në minutat shtesë të takimit pas shumë përpjekjeve të Teutës

90’ Akordohen 7 minuta shtesë

88’ Vllaznia me një lojtar më pak, Bismark ndëshkohet me të kuq dhe lë ekipin me 10 lojtarë

85’ Super mundësi për Vllazninë me Tafilin të mbyllte takimin, por goditja e tij bllokohet

83’ Tafili provon me një goditje të fortë, por Selmani reagon shkëlqyeshëm

58’ Vllaznia pranë golit të dytë, Murataj godet pranë shtyllës

46’ Starton pjesa e dytë 

45’ Përfundon pjesa e parë në Durrës, Vllaznia udhëheq ndaj Teutës falë golit të Malës

43’ Bekim Balaj provon një goditje me kokë, por mbi traun e portës

24’ GOL VLLAZNIA! Shkodranët kalojnë në avantazh falë një goli të Malës. Ky i fundit bëri një kombinim perfekt me Balajn.

19’ Tjetër rast i mirë për miqtë me Gurishtën, ky i fundit godet me kokë, por jashtë kuadradit

9’ Goditje e rrezikshme e Esat Malës, e cila shkon ngjitur me shtyllën

4’ Super mundësi për Vllazninë me Muratajn, por goditja e tij bllokohet në fund

1’ Starton sfida në Durrës

FORMACIONET ZYRTARE:

Teuta: Selmani; Zhongo, Kotobelli, Doka, Përgjoni, Maçolli, Boçi, Gonzales,  Myszor, Fadairo, Toli. Trajner: Enkeleid Dobi

Vllaznia: Pohls; Gurishta, Bajrami, Gjini, Jago, Kallaku, Krymi, Mala, Kastrati, Balaj, Murataj. Trajner: Edi Martini

Kategoria Superiore: Java e 4-t
Stadium: “Niko Dovana”
Arbitër: Juxhin Xhaja

Poll

Lexo gjithashtu