Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Bylis “trondit” Tiranën në kryeqytet, trajneri Ardian Nuhiu debuton me humbje te bardheblutë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Bylis “trondit” Tiranën në kryeqytet, trajneri
Tirana - Bylis

Edhe pse skuadra e Tiranës vinte e “krikuar” pas prezantimit të trajenrit të ri Ardian Nuhiu, ata nuk ishin në gjendje të tregonin thuajse asgjë përballë Bylisit të Mirel Josës.

Ndeshja përfundoi me shifrat 0 – 2 për ballshiotët. Pjesa e parë u mbyll me golin e Përgjonit, pas gabimit amatoresk në prapavijën e kryeqytetasve.

Edhe finalizimi i dytë për miqtë demostroi qartë mungesën e përqendrimit nga kampi bardheblu, autogoli i Vera nnë minutën e 71.

Pas 10 javësh Superiore, Tirana mban vendin e parafundit në tabelë me 6 pikë, ndërsa Bylsi ngjitet në kuotën e 12 pikë, pozicioni i 6-të përkohësisht.    

TIRANA – BYLIS  0 – 2 (Pergjoni 9', Vera 71' autogol)

Superiore: Java e 10-të

Stadium: “Selman Stërmasi”

90+3' - Përfundon takimi Tirana - Bylis 0 - 2

74' - Sanogo godet fuqishëm në krahë, portieri Tafas shpëton Tiranën nga goli i 3-të

71' - Tirana e çoroditur, shkakton autogol me Vera

60' - Kanë kaluar 15 minuta nga pjesa e dytë dhe ende asnjë goditje apo tentativë serioze në portat respektive 

46' - Nis pjesa e dytë

45+1' - Mbyllet pjesa e parë Tirana - Bylis me golin e Përgjonit

35’ - Mensah gabon në goditjen finale përballje portierit të Bylisit

 

18' - Përgjoni humb rastin e "artë" për të dyfishuar shifrat, nuk dërgon dot topin në rrjetë, pasi fitoi duelin me kundërshtarin

  

9' - Bylis kalon në avantazh me Përgjoni, pas gabimit në mbrojtjen e Tiranës

 

1' - Starton sfida në “Selman Stërmasi”, Tirana e Bylis kërkojnë fitoren.

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Tafas, Vera, Dembele, Lleshi, Soler, Mensah, Patsatsia, Karabeci, Valerianos, Junior, Tabekou. Trajner: Ardian Nuhiu

BYLIS: Vashu, De Souza, Kane, Peralta, Përndreca, Adeduro, Malomo, Muktar, Marku, Përgjoni, Walison. Trajner: Mirel Josa

 

 

Poll

Lexo gjithashtu