Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Tirana bën kthesën e madhe, bardheblutë rikthehen te fitorja pas 12 ndeshje radhazi me rezultat negativ në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tirana bën kthesën e madhe, bardheblutë rikthehen te
Bylis - Tirana

BYLIS – TIRANA 0 – 1 (Rafael 63')

Ka përfunduar ndeshja Bylis - Tirana, e vlefshme për javë e 19-të në Superiuore me shifrat 0 - 1. Golin e vetëm të sfidës në stadiumin "Adush Muça" e shënoi mesfushori brazilian Rafel, përm penalltisë në minutën e 63-të.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të “paprekura”, ndonëse rastet nuk munguan. Sulmuesi i afruar në merkaton e janarit Redon Xhixha, ishte në fushë për 70 minuta, por nuk debutoi dot me gol. Pas kësaj sfide, bardheblutë grumbullojnë 13 pikë.

Para duelit, Tirana nuk kishte fituar 12 ndeshje radhazi në Superiore. Triumfi në fjalë mund të shërbej si pikë kthese për fatet e sezonit, aty ku mbijetesa është bërë kryefjalë për “rekordmenët” e Shqipërisë.  

 

Abissnet Superiore: Java e 19-të

Stadiumi: “Adush Muça”

Arbitër: Enea Jorgji

FORMACIONET ZYRTARE:

Bylisi: Gurau, Negru, Bruno, Perndreca, Adeduro, Mustapha, Malomo, Ofori, Mouctar, Marku, Pergjoni. Trajner: Mirel Josa

Tirana: Tafas, Basilio Ndong, Johan, Marku, Vera, Rafael, Myslovic, Alvarez, Xhixha, Tabekou, Ernest. Trajner: Ardian Nuhiu

LIVE:

90' - Përfundon ndeshja Bylis - Tirana, fitojnë minimalisht kryeqytetasit.

70' - Largohet nga fusha sulmuesi Redon Xhixha, debutim pa gol.

63' - Rafael gjen golin te Tirana, kalon bardheblutë në epërsi kundër Bylisit.

   

46' - Nis pjesa e dytë.

45+1'- Mbyllet pjesa e parë, ekipet mbyllin fraksionin e parë në barazim 0-0.

35'- Loja zhvillohet kryesisht në mesfushë, me ekipet që nuk po arrijnë dot të krijojnë raste të pastra.

20'- Tirana provon te gjejë golin me Ernest, ky i fundit gjuan, por topi përplaset në rrjetën e jashtme. 

12'- "Alarm" për Mirel Josën. Dëmtohet De Souza dhe detyrohet të zëvendësohet. Vendin e tij e merrr Peralta. 

7'- Minuta të qeta në Ballsh, skuadrat studiojnë njëra-tjetrën. 

1’- Shkelmohet topi i parë në “Adush Muça”, starton sfida mes Bylisit dhe Tiranës.

Poll

Lexo gjithashtu