Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Basti i Kërnajës dhuron "show"! Mjafton 1 gol në “Arenën e Demave”, Partizani nis misionin Final 4

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Basti i Kërnajës dhuron "show"! Mjafton 1 gol në
Diego Contreras

PARTIZANI 1 – 0 BYLIS (Contreras 71')

Partizani ka fituar në shtëpi përballë Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-t të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me shifrat 1-0 në favor të vendasve.

Golin e vetëm të këtij dueli, e zbuloi Diego Contreras, lojtari i cili u mor nga trajneri Kërnaj prej ekipit B. Sulmuesi kolumbian e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 71-të.

Kështu, “Demat” shkojnë në kuotën e 17 pikëve dhe ngjiten në vendin e 6-të. Në krahun tjetër, Bylis me 13 pikë mbetet në “zonën e ftohtë” me vetëm 13 pikë.

Superiore: Java e 14-të
Stadiumi: “Arena e Demave”
Arbitër: Erjon Bylykbashi

FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Bytyçi, Ismaili, Isgandarli, Hjumën, Bintsuka, Toma, Marku, Doumbia. Trajner: Oltijon Kërnaja.
BYLIS: Vashu, De Souza, Kane, Peralta, Përndreca, Adeduro, Mustafa, Ofori, Muktar, Marku, Përgjoni. Trajner: Mirel Josa.

LIVE:
90+4' Mbyllet 1-0 ndeshja.
71' GOL PARTIZANI! Shënon Contreras.

67' Përndreca ndërhyn ndaj Tomës, Partizani kërkon penallti. Arbitri nuk e akordon, ka "offside" gjatë aksionit.

45+4' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
35' Adeduro i afrohet golit, por topi shkon jashtë.

25' Rast i mirë për Partizanin, Bylis pranë autogolit.

1’ Starton sfida në “Arenën e Demave”, ekipet në kërkim të fitores.

Poll

Lexo gjithashtu