Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Nga kartoni i kuq te autogoli i portierit Ruçi, Bylis tregon "dhëmbët" ndaj Vorës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Nga kartoni i kuq te autogoli i portierit Ruçi, Bylis tregon
Bylis - Vora

Duket se humbja ndaj Elbasanit i ka bërë mirë ekipi të Bylis. Në javën e 9-të të Superiores, ballshitotët edhe pse mes vështirësish, ia dolën të marrin 3 pikët kundër Vorës, e përfunduar 2 – 1.

Për të besuarit e Mirel Josës ndeshja nis “malore”, pasi Abazaj u ndëshkua me karton të kuq. Por pak momente më vonë, Bylis gjeti “guximin” për të “shkundur” rrjetën mike me Ayodeji, minuta e 22, 1 – 0.

Me këto shifra u mbyll pjesa e parë. Karrica vendosi baraspeshën në minutën e 60, duke i dhënë iden e një përmbysje të mundshme.

Në të 78 minutë, portieri i Vorës Ruçi rezultoi i pafatë, pasi topi u përplas në trupin e tij dhe shkoi në rrjetë. Me këtë fitore Bylis shkon në kuotën e 9 pikëve, vendi i 7-të, kurse Vora ka 1 pikë më shumë.    

BYLIS – VORA 2 – 1 (Malomo 21', Ruçi 78' autogol/ Karrica 60')

Superiore: Java e 9-të

Stadiumi: “Adush Muça”

Arbitër:

Formacionet zyrtare:

Bylis: Vashu; Kane, Peralta, Përndreca, Adeduro, Malomo, Muktar, Marku, Përgjoni, Abazaj, Ualison. Trajner: Mirel Josa

Vora: Ruçi; Zuna, Repaj, Tabaku, Karrica, Kasalla, Bardhi, Vrapi, Dalipi, Shehi, Geci. Trajner: Arjan Bellaj

90' Mbyllet ndeshja, Bylis - Vora 2 - 1

78'- Portieri Ruçi ben "harakirin", topi godet shtyllen nga aksioni i Bylis dhe me pas shkon ne rrjete pas perplasjes se paqellshimshme

78' GOL BYLIS! Vora e pafatë, portieri Ruçi shkakton autogol

60'- Vora ka mundur te rikthehet ne loje. Ekipi i Arian Bellait ka barazuar shifrat me ane te Karrices. 

43'- Pretendime per penallti te skuadra e Bylisit, por gjyqtari vazhdon lojen.

21'- E pabesueshme ne Ballsh, Bylisi kalon ne avantazh me ane te Malomos.

19'- Goditjen e denimit e ekzekuton Bardhi, por gjuajtja e tij ndalet nga ballshiotet.

17'- Bylisi mbetet me 10 lojtare. Del me karton te kuq Abazajn, ky i fundit ben nje nderhyrje te gabuar ndaj Karrices ne limitet e zones. Ka goditje denimi per ekipin e Vores. 

1’- Starton sfida në Ballsh, ekipet kërkojnë fitoren.

Poll

Lexo gjithashtu