Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Dinamo “harron të fitojë”, Ilir Daja "dështon" përballë ballshiotëve të Mirel Josës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dinamo “harron të fitojë”, Ilir Daja
Rasti i Bylisit

BYLIS – DINAMO 0 – 0

Ndeshja: Është mbyllur pa shumë histori ndeshja mes Bylisit dhe Dinamos. 90 minuta mjaft të luftuar, ku ballshiotët ishim më kërkues, por nuk ia dolën të shënojnë dot asnjë gol.

Për dinamovitët është një tjetër hap “mbrapa” në klasifikim, pasi tashmë bëhet ndeshja e 4-të pa fitore në Superiore. ndëkrohë nga krahu tjetër ballshiotët marrin 1 pikë pas 2 humbjeve rresht.

Pas këtij barazimi, Dinamo mban vendin e 5-të me 20 pikë, duke dalë jashtë “Final – Four”, ndërkohë Bylisi ndodhet në vendin e 8-të me 13 pikë.  

Superiore: Java e 13-të

Stadiumi: “Adush Muça”

Arbitër: Silvio Dyrmishi

Formacionet zyrtare:

BYLIS: Vashu, De Souza, Peralta, Përndreca, Adeduro, Mustafa, Malomo, Ofori, Muktar, Marku, Përgjoni. Trajner: Mirel Josa

DINAMO: Teqja, Ferreira, Gudiabi, Guindo, Vila, Bregu, Maliqi, Tiago, Beqja, Lorran, Qardaku. Trajner: Ilir Daja.

LIVE:

90+4'- Mbyllet 0-0 sfida mes Bylisit dhe Dinamos, ekipet ndajne nga 1 pikë.

59'- Bylisi provon me Peraltan, por Teqja serish i thote "jo" golit te ballshioteve. 

46' - Nis pjesa e dyte.

45+2'- Mbyllet 0-0 pjesa e pare.

35'- Tjeter aksion i rrezikshem nga Bylisi, Mustafa provon serish, por ndalet nga Teqja. Por ky aksion nuk vlen, pasi arbitri ndal lojen per pozicion jashte loje.

10- Bylisi jep shkendijat e para me Mustafa, por ballshiotet nuk kane saktesine e duhur perballe Teqjas.

1’- Starton sfida në Ballsh. Bylisi dhe Dinamo kërkojnë fitoren.

Poll

Lexo gjithashtu