Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Vllaznia “arratiset” në krye të Superiores, Teutën e “tradhtuan” nervat! Durrsakët i japin “duart” Final Four

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vllaznia “arratiset” në krye të Superiores,
Vllaznia - Teuta

Vllaznisë i ka mjaftuar goli i sulmuesit Kevin Dodaj për të marrë 3 pikët e radhës kundër Teutës, ndeshje e mbajtur në stadiumin “Loro Boriçi”.

Pas kësaj fitore, ekipi i drejtuar nga Edi Martini shkëputet në krye të Superiores me 59 pikë, 5 më shumë se Egnatia ndjekëse. Përsa i takon sfidës së sotme karshi Teutës, Vllaznia e nisi me të “butë”, duke ia lënë kontrollin e lojës miqëve, e ku u tregua “cinike” në minutën e 43-të, goli i Dodaj, pas shpërqendrimit në prapavijën e bregdetarëve.

Edhe pse Teuta mbeti në inferioritet numerik pas daljes me karton të kuq nga Jazxhi, ata rritën presionin në zonën e ekipit shkodran, por nuk gjetën golin. Disfata në fjalë, i jep “goditjen finale” skuadrës së Dobit për Final Four, përkohësisht 6 pikë mbrapa Partizanit, ndërsa “Demat e Kuq” do të zbresin në fushë nesër karshi Elbasanit në transfertë.

Vllaznia 1 – 0 Teuta (Dodaj 43')

90+5' - Përfundon ndeshja, Vllaznia fiton 1 - 0 kundër Teutës.

64' - Ndërhyrje brutale nga Jazxhi kundër Kallakut, karton i kuq.

46' - Starton pjesa e dytë.

45+2' - Mbyllet pjesa e parë.

43' - Kevin Dodaj "ndëshkon" Teutën, Vllaznia kalon në avantazh.

 

37' - Qato kërkon eurogolin nga distanca, por goditja shkon jashtë kuadratit.

6' - Vllaznia pretendon për penallti, arbitri Cjapi lejon vazhdimin e lojës.

 

1’ – Shkelmohet topi në stadiumin “Loro Boriçi”.

 

FORMACIONET ZYRTARE:

Vllaznia: Pohls, Gurishta, Çelikoviç, Balaj, Kallaku, Mala, Dodaj, Qato, Jago, Gjini, Dros

Trajner: Edi Martini

Teuta: Selmani; Zhongo, Jazxhi, Maçolli, Daci, Boçi, Përgjoni, Ismajli, Arifi, Toli, Votlai

Trajner: Enkelejd Dobi

Superiore: Java e 31-të

Stadiumi: “Loro Boriçi”

Arbitër: Kreshnik Cjapi   

Poll

Lexo gjithashtu