Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Partizani “peng” i Bytyçit! Betejën e trajnerëve serbë e fiton Gvozdenovic, Elbasani merr kreun e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Partizani “peng” i Bytyçit! Betejën e
Partizani - Elbasani

Partizani 0 – 1 Elbasani (Bunjaku 36')

Partizani është mposhtur në shtëpi nga Elbasani, në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-t të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi 0-1 në favor të miqve.

Golin e vetëm në këtë ndeshje, e shënoi Bunjaku. Sulmuesi “verdheblu” gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 36-të. Ndërkohë që për Partizanin u bë “malore”, kur Bytyçi mori kartonin e dytë të verdhë, në minutën e 59-të dhe la të tijët me 10 lojtarë.

Pas kësaj sfide, Elbasani shkon në kuotën e 10 pikëve duke “blinduar” kreun e renditjes. Në krahun tjetër, me 4 pikë pas 4 ndeshjesh, Partizani mban vendin e 5-të në tabelën e klasifikimit.

Kategoria Superiore: Java e 4-t
Stadiumi: “Arena e Demave”
Arbitër: Olsion Yzeiraj

FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Hoxha, Atanaskoski, Bytyçi, Preka, Marku, Ismaili, Mehmeti, Human, Gudjufi, Isgandarli, Bintsouka. Trajner: Mlladen Milinkovic.
ELBASANI: Janacek, Lulaj, Kasa, Musta, Lila, Qose, Azemovic, Abbas, Loukili, Bunjaku, Tsague. Trajner: Ivan Gvozdenovic.

LIVE:
90+9' Mbyllet sfida, Partizani 0-1 Elbasani.
59' Bytyçi merr kartonin e dytë të verdhë, Partizani me 10 lojtarë.

45+3' Mbyllet pjesa e parë, Partizani 0-1 Elbasani. 
36' GOL ELBASANI! Shënon Bunjaku.

26' Tjetër rast për Human, por Janacek bën heroin.

24' Rast i mirë për Elbasanin, tenton Bunjaku.

11' Human provon me kokë, por topi shkon jashtë.

1' Shkelmoet topi i parë, nis ndeshja mes Partizanit dhe Elbasanit.

Poll

Lexo gjithashtu