
SKËNDERBEU – ELBASANI 0-2 (Lleshi, Gomes)
Ka përfunduar takimi i Superiores në Korçë. Skënderbeu është mundur në një sfidë të bukur nga Elbasani me rezultat 0-2. Një gol u shënua vetëm sot, edhe pse rastet nuk munguan.
‘Heroi’ i elbasanasve ishte Arsen Lleshi që gjeti golin e katërt sezonal, po aq sa Ze Gomes pa hyrë në lojë. Ai festoi me tifozerinë mike që kishte udhëtuar për të mbështetur skuadrën në transfertën e fundit për këtë vit. Portugezi, pa harruar shënoi në fund, nga korneri dhe vulosi 3 pikët vetë pak pasi kishte hyrë në fushë.
Ishte një takim me 2 anë. Pjesa e parë mund të themi që u dominua nga korçarët, ku Bismark ishte kryesori me raste. Po ashtu dhe Rashica dha sinjale pozitive. Ndërsa, në të dytën Elbasani u ringrit, ndryshoi fytyrë e mnadje gjeti golin e fitores. Gjoka kreu disa ndërriem për të sjelllë drymë më sulmuese, por në fund nuk ia vlejtën pasi Skënderbeu shpërdoroi shumë.
Gvozdenovic mori hak dhe Elbasani 3 pikët, kurse klubi bardhekuq vazhdon situatën e keqe.
SUPERIORE: Java e 19-të
Stadiumi: “Skënderbeu”
Arbitër: Dorjan Maletaj
FORMACIONET ZYRTARE:
SKËNDERBEU: Alia, Vaskez, Prençi, Juri, Rashica, Dumfur, Vangjeli, Doka, Balaj, Frenklin, Bismark, Trajner: Ernest Gjoka
ELBASANI: Abalora, Lulaj, Dros, Tsague, K.Kasa, Lajthia, A.Kasa, Lleshi, Musta, Qose, Lila, Trajner: Ivan Gvozdenovic
LIVE:
1'- Nis sfida mes Skënderbeut dhe Elbasanit në Korçë. Ivan Gvozdenovic vjen si kundërshtar ndaj ish-ekipit të tij.
2'- 3 goditje nga këndi brenda 1 minuti rrezikojnë portën e miqve.

5'- Abalora pret një supergoditje nga Dumfur.
Rasti i Dumfur
13'- Dalja e Abalorës dhe përplasja me një nga lojtarët vendas dyshohet si penallti. Për VAR-in nuk ka asgjë.
16'- Balaj godet por ka vetëm rrjetë të jashtme. Reshjet e shiut nuk pushojnë në stadiumin e qytetit të Korçës.
22'- Rashica jep sinjale. Moti i ftohtë mbizotëron në stadiumin "Skënderbeu".
25'- Musta ndërhyn ndaj Bismark në zonën e rreptësisë. Jepet faull në nisjen e aksionit, mes Lilës dhe Rashicës. Arbitri pa gjithçka në VAR.
Rasti i Bismark
26'- Gjyqtari duke gjykuar të dy rastet e diskutueshme.
Gjyqtari në VAR
32'- Rashica në pozicion jashtë loje. Abalora del dhe nuk ndërlikon situatën.

35'- Rrezikohet sërish porta e Elbasanit. Bismark godet bukur me kokë, por vetëm jashtë.
Goditja me kokë e Bismark
45'- Arbitri i katërt jep 4 minuta shtesë.

45+4'- Mbyllet pjesa e parë. Skënderbeu dhe Elbasani në qetësinë e zero golave.
45'- Nis pjesa e dytë. Skënderebu kryen vetëm 1 ndërrim.
57'- Janaqi duket i acaruar dhe ia nxjerr nervat shokëve të ekipit. Arbitri kishte ndalur lojën paraprakisht për një dëmtim të Tsagues.
61'- Tsague rrezikon portën e Alias.
64'- Qose driblon bukur dhe godet nga jashtë zone. Portieri devijon, por Lleshi gjendet në zonë dhe i pamarkuar e çon topin në rrjetë. Goli i katërt sezonal për Arsen Lleshin.
Goli i Lleshit
69'- Kasa kroson dhe një mundësi tjetër lind për Elbasanin.
71'- Skënderbeu ndërron Balajn dhe fut Tayo e Cuçkën. Gjoka kërkon të luajë çdo kartë të mbetur.
78'- Qose merr duartrokitje dhe largohet. Hyn në lojë djali i qytetit, Gava për Elbasanin.

89'- Goditje dënimi për Elbasanin.
90'- Jepen 5 minuta shtesë.
90'- Gjuhet korneri, Tayo nuk largon dot me kokë, Alia nuk grushton siç duhet dhe Gomes i futru rishtazi në lojë hipotekon fitoren. Dhe ai shkon drejt tribunës së 'Tigrave' për të festuar.
Goli i Ze Gomes
90+6'- Mbyllet takimi. Elbasani falë 2 golave fiton në Korçë ndaj Skënderbeut.