Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Nisje e mbarë, gjysma e punës! Vllaznia i jep “leksione” Egnatias në “Loro Boriçi”, merr hakun e finales që në javën e parë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Nisje e mbarë, gjysma e punës! Vllaznia i jep
Vllaznia - Egnatia

Sot ka nisur edicioni i 87-të i elitës së futbollit shqiptar. Vllaznia - Egnatia është sfida hapëse e këtij sezoni me dy ekipet që po tentojnë të marrin pikët maksimale. Shkodranët luajnë përballë publikut të tyre dhe kanë zgjedhur të hedhin në fushë këtë 11-she titullare:Në portë për ekipin e Martinit është Jukaj, për të vijuar me Kuros, Gjini, Bajrami, Gurishta, Dros dhe Qat. Më tipare me ofensive ndodhen Mala, Jago, Murataj dhe goledadori Bekim Balaj.

Ndërsa rrogozhinasit si kampionët në fuqi, po provojnë të thyejnë në shtëpi kuqeblutë me këtë formacion: Në kuadrat Dajsinani, më pas vjen Frangaj, Poçi, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Fernando.Melo, Buriçi, Gruda dhe Selmani kërcënimi serioz në portën e shkodranëve.  Në minutën 11’ Gruda ka pretendime për një 11-metërsh në hyrje të zonës, por për arbitrin Dorjan Maletaj nuk ka asgjë. Në minutën e 19 vjen goli për Vllazninë me Gurishtan, pas daljes së gabuar nga Dajsinani.

Në të 23 minutë Edi Martini nga kampi i Vllaznisë ndëshkohet me karton të kuq. 34', Bekim Balaj kishte mundësinë për 2-0, po e humbet befasisht penalltinë. Me këto "ngjyra" është mbyllur pjesa e parë, 1-0 për vendasit, aty ku vendos goli i Gurishta. Një Vllazni më dominuese dhe e qartë në manovrat sulmuese, ndonëse ia prishi disi hovin kartoni i kuq nga trajneri Martini dhe penalltia e humbur prej Balës në 45 minutat e para.

Pjesa e dytë ka ardhur me gol. Bajrami ka përfituar nga përgjumja e mbrojtjes mike për të dërguar topin në rrjetë pas një goditje stantarde. Wotlai e humb durimin dhe në të 56 minutë merr kartonin e dytë të verdhë, i përkthyer i kuq. Kaq për "historinë e këtij dueli, i mbyllu 2-0 për Vllazninë.

90' 

56' Karton i kuq nga Wotlai

49' Goli i Bajramit 2-0

45' Nis pjesa e dytë 

45+5' Mbyllet pjesa e parë

34' Bekim Balaj humb penalltinë për Vllazninë  

23' Kartoni i kuq për trajnerin Edi Martini (Vllaznia)

19' Goli i Gurishta 1-0

19’ Gabim në dalje i portieri Dajsinanai i “fal” golin Vllaznisë me Gurishta.

11’ Egnatia ka pretendime për penallti, rrezimi i Grudës në limite.     

 1’ Shkelmohet topi i parë në “Loro Boriçi”

Vllaznia:Jukaj,Kuros,Gjini,Bajrami,Gurishta,Dros,Qat,Mala,Jago,Murataj,Balaj

Trajner:Edi Martini

Egnatia:Dajsinani,Fangaj,Poçi,Xhemajli,Ndreca,Aleksi,Fernando,Melo,Buriç,Gruda,Selmani

Trajner:Edlir Tetova

Abissnet Superiore (Java e parë)

Arbitër: Dorjan Maletaj

Stadiumi: “Loro Boriçi”

Poll

Lexo gjithashtu