
Kukësi 0-2 Skënderbeu
Ndeshja mes Kukësit dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore” është mbyllur me fitoren e korçarëve. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Kukës Arena”, përfundoi me triumfin 0-2 të Skënderbeut.
Të dy golat për Skënderbeun u shënuan nga Rashica, teksa pas këtij triumfi korçarët shkojnë në kuotën e 44 pikëve në vendin e 6-të. Në krahun tjetër, Kukësi mbetet në vendin e fundit me 26 pikë, dhe është shumë pranë rënies në Kategorinë e Parë.
Kategoria Superiore: Java e 32-të
Stadiumi: Kukës Arena
Arbitër: Indrit Myrtja
FORMACIONET ZYRTARE:
KUKËSI: Tafas, Lamçe, Reçi, Zhongo, Lleshi, Hasaj, Mingo, Beshiraj, Salami, Lala, Solodovniçov. Trajner: Bledar Devolli.
SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Rabiu, Liço, Rashica, Nikaj, Gërço, Dumfur, Vangjeli, Juri, Kabrel. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.
Rastet e ndeshjes:
87' GOL! Fejzaj çon ndeshjen në 1-2, por goli anullohet për pozicion të parregullt.
67' GOL! Rashica shënon golin e dytë.
32' GOL! Rashica kalon Skënderbeun në avantazh.
17' Hasan pranë supergolit për Kukësin.
1’ Starton sfida në “Kukës Arena”.