
KUKËSI 1-1 DINAMO
Kukësi dhe Dinamon kanë mbyllur ndeshjen mes tyre, e vlefshme për javën e 30-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Kukës Arena”, përfundoi në barazim 1-1.
Si fillim ishin verilindorët që kaluan në avantazh me anë të Salamit, teksa për Dinamon golin e barazimit e shënoi Ardit Tahiri. Kujtojmë që për këtë të fundit ishte ndeshja e parë si titullar me dinamovitët.
Pas këtij barazimi, Kukësi shkon në kuotën e 26 pikëve, por përsëri në vendin e fundit, ndërsa Dinamo me 43 pikë mbetet në vendin e katërt.
Kategoria Superiore: Java 30-të
Stadiumi: Kukës Arena
Arbitër: Erjon Bastari
FORMACIONET ZYRTARE:
KUKËSI: Tafas, Lamçe, Reçi, Zhongo, Hasaj, Mingo, Duka, Beshiraj, Mustafa, Lala, Solodovniçov. TRAJNER: Bledar Devolli.
DINAMO: Sali, Marku, Hoxha, Denison, Bardhi, Tahiri, Behiratçe, Qefalija, Smaçi, Lorran, Vila. TRAJNER: Dritan Mehmeti.
Rastet e ndeshjes:
90+5' Mbyllet sfida.
74' GOL! Tahiri rikthen baraspeshën. (VIDEO)
69' GOL! Salami kalon në avantazh Kukësin. (VIDEO)
55' Rast i artë për Dinamon, Tafas fantastik. (VIDEO)
46' Starton pjesa e dytë.
45+1' Mbyllet pjesa e parë.
44' Beshiraj fantastik, por goditja e tij është qëndrore. (VIDEO)
11' Rasti i Mario Beshirajt. (VIDEO)
1' Starton sfida në Kukës.