
Partizani 0 – 3 Tirana (Falaye 19', Patsatsia 31', Tabekou 74')
Tirana ka triumfuar mbrëmjen e sotme në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit me shifrat 3-0 në “Air Albania”. Një paraqitje fantastike e bardhebluve që i largon nga fundi i tabelës për t’i ngjitur në vendin e tetë.
Ndërsa Partizani ka zbritur në vendin e parafundit provizorisht. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh falë një goli të bukur të Falaye me kokë. Ndërsa pranë fundit të pjesës së parë, Patsatsia shënoi nga pika e bardhë.
Pjesa e parë u mbyll në avantazh të bardhebluve me shifrat 2-0. Tirana mbajti të njëjtin ritëm edhe në pjesën e dytë duke shënuar të tretin me Tabekou.
Kategoria Superiore: Java e 6-të
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Eldorjan Hamiti
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Hoxha, Atanaskoski, Janjeva, Preka, Marku, Ismaili, Qokthi, Kote, Bintsouka, Human, Garcia. Trajner: Mladen Milinkovic.
TIRANA: Tafas, Vera, Lleshi, Soler, Fernandez, Patsatsia, Haxhiu, Valerianos, Vogli, Falaye, Tabekou. Trajner: Roberto Bordin.
LIVE:
74’ GOL TIRANA! Tabekou shënon golin e tretë pas një kombinimi perfekt me Junior
69' Provon Da Silva, por Tafas tregohet i gatshëm.
49' Rast i artë për Tiranën, Fernandez dështon përballë Qirkos.
46' Nis pjesa e dytë, Bytyçi futet në lojë. Qirko zë vendin e Hoxhës në portën.
45+3' Mbyllet pjesa e parë 0-2.
41' Milinkovic bën zëvendësimin e parë, Qokthi i lë vendin Skukës.
38' Ndalet loja, Preka mjekohet.
32' Portieri i Tiranës, Tafas ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.
31' GOL TIRANA! Shënon Patsatsia.
29' Penallti për Tiranën.
25' Dy kartonë të verdhë. Marku për faull e Fernandez për protesta.
19' GOL TIRANA! Shënon Falaye.
1' Shkelmohet topi i parë, nis derbi mes Partizanit dhe Tiranës.