Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

KATEGORIA E PARË/ Pogradeci barazon në “frymën e fundit” në Fier, Laçi merr pikë të “arta”. Skënderbeu ngec përballë Korabit (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
KATEGORIA E PARË/ Pogradeci barazon në “frymën e
Kategoria e Parë

Kanë përfunduar katër ndeshjet e sotme të vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë së Parë. Në 4 duelet e sotme pati surpriza, teksa u shënua një total prej 8 golash.

Pogradeci barazoi në transfertë përballë Apolonisë, në një duel spektakolar. Sfida ishte 2-1 për fierakët deri në minutat e fundit, por kapiteni Vangjel Zguro shënoi për t’i siguruar të tijëve 1 pikë të vlefshme.

Në krahun tjetër, Skënderbeu ngeci përballë Korabit në transfertë, duke barazuar 0-0. Në ndeshjet e tjera, Lushnja u mposht në shtëpi 0-1 nga Laçi, ndërsa ekipi i Kastriotit fitoi në shtëpi përballë Kukësit.

Kështu, korçarët mbeten ende në vendin e parë me 48 pikë, 3 më shumë se Laçi i vendit të dytë. Ndërkohë që Pogradeci vazhdon të jetë pretendent kryesor, duke mbajtur vendin e 3-të me 40 pikë.  

NDESHJET dhe REZULTATET:

APOLONIA 2–2 POGRADECI  

Goli i Danladit

Goli i Umejiego

KORABI – SKËNDERBEU 0 - 0

KASTRIOTI 2-1 KUKËSI 

Goli i Kapllanit

Goli Bespallov

LUSHNJA 0-1 LAÇI

Goli i Myrtjas

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu