Tirana 0 – 2 Partizani (Human 7', Skuka 66')
Partizani ka fituar derbin përballë Tiranës, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 0-2 në favor të të kuqve.
Golin e parë për “demat” e shënoi Human që në minutën e 7-të të takimit, duke përfituar nga “përgjumja” e mbrojtjes së Tiranës. Ndërkohë që për golin e dytë, mendoi Xhulio Skuka me dibranin që gjeti rrugën e rrjetës në të 66-tën.
Kështu, Tirana “zhytet në krizë”, duke mbetur në vendin e fundit me vetëm 7 pikë. Në krahun tjetër, Partizani i Kërnajës “blindon” vendin e 6-të me 20 pikë, 3 më pak se Teuta e “Final Four”-it.
Superiore: Java 15
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Juxhin Xhaja
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Tafas, Vera, Basilio Ndong, Dembele, Rafa Silva, Haxiu, Valerianos, Tare, Vogli, Tabekou, Meta. Trajner: Ardian Nuhiu.
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Bytyçi, Ismaili, Isgandarli, Human, Kote, Toma, Marku, Doumbia. Trajner: Oltijon Kërnaja.
LIVE:
90+4' Mbyllet 0-2 ndeshja.
66' GOL PARTIZANI! Shënon Xhuliano Skuka.
63’ Oltijon Kërnaja nxjerr nga loja Rrok Tomën, vendin e tij e merr Xhuliano Skuka.
62' Rast i mirë për Partizanin, Atanaskoski gabon.
45+2’ Mbyllet 0-1 pjesa e parë, Partizani në avantazh ndaj Tiranës.
45' Tirana shfaqet rrezikshëm në zonën e kuqe.
43' Dy kartonë të verdhë për Partizanin, Juxhin Xhaja ndëshkon Tomën dhe Janjevën.
39’ Faull në pozicion të favorshëm për Tiranën, kapiteni Haxhiu bën goditjen për t’u harruar.
34' Tabekou provon me kokë.
23' Përsëri Toma, super rast për Partizanin, tifozët e kuq "çohen peshë".
21' Partizani i afrohet golit të dytë me Tomën.
13' Rimal Haxhiu tenton nga distanca, topi shkon mbi traun e portës.
7' GOL PARTIZANI! Shënon Human.
1' “Luftë” për 3 pikët, nderin dhe ngjyrat e kryeqytetit, nis derbi i “zjarrtë” mes Tiranës dhe Partizanit.
