U parashikua si “finale” e parakohshme mes Elbasanit dhe Vllaznisë, e cila përkoi me javën e 15-të në Superiore. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”.
Goli i vetëm u shënua nga sulmuesi i Elbasanit Tsague, minuta e 49. Në fraksionin e parë të lojës, diktoi loja e ashpër, e shoqëruar me 7 kartonë të verdhë dhe 1 të kuq.
“Përjashtimi” i Elmaldo Gjini nga loja ndikoi në vazhdimësinë e ndeshjes për Vllazninë që në minutën e 27’.
Kuqeblutë në pjesë e dytë i shkuan shumë pranë golit me Kallakun përmes goditjes së dënimit, por fati ishte me vendasit, shtyllë tranversale. Pas 15 javësh Superiore, ekipi i Ivan Gvozdenovioc merr kreun i vetëm me 29 pikë, 1 me tepër se Egnatia ndjekëse.
ELBASANI - VLLAZNIA 1 - 0 (Tsague 49')
90+5' Përfundon ndeshja Elbasani - Vllaznia 1 - 0, vendos goli i Tsague.
84' - Jose Gomes "tradhton" Elbasanin, gabon çuditërish para portierit Pohls.
80' - Kallaku trondit portën e Elbasanit, shtylla tranversale i mohon golin.
49' - Elbasani gjen golin me sulmuesin Tsague.
46' - Nis pjesa e dytë.
45+2' - Mbyllet pjesa e parë.
27' - Gjini merr të dytin të verdhë, e përkthyer me të kuq.
10' - Dominon loja e ashpër në mesfushë, e shoqëruar me kartonë të verdhë.
1' - Starton ndeshja Elbasani - Vllaznia në "Elbasan Arena".
ELBASANI - VLLAZNIA 0 - 0
SUPERIORE: Java e 15-të
ARBITËR: Olsid Ferataj
STADIUMI: "Elbasan Arena"
FORMACIONET ZYRTARE:
ELBASANI: Janaçek, Olberkis, Lulaj, Manellari, Musta, Qose, Ibrahim, Bunjaku, Lajthia, Loukili, Tsague.
Trajner: Ivan Gvozdenovic.
VLLAZNIA: Pohls, Bajrami, Gjini, Kuros, Gurishta, Krymi, Mala, Kallaku, Murataj, Kastrati, Balaj.
Trajner: Edi Martini.
