Ka mjaftuar goli i Kallakut në minutën e 33-të që Vllaznia të mposht Partizanin në ndeshjen e javës së 21-të, Superiore. Edhe pse dominimi i kuqebluve u evidentua qartë, 4 – 1 goditjet në kuadrat për të besuarit e Edi Martinit, kuqeblutë nuk mundën të shënonin dot më shumë se 1 gol.
Partizani nga krahu tjetër u përpoq të dilte nga presioni i vendasve, por e pati shumë të vështirë. Pas këtij raundi, Vllaznia merr kryesimin në Superiore me 39 pikë, të njëjtë kuotë pikësh me Egnatian, por me golavarazh më të mirë.
“Demat e Kuq” kanë mbetur në kuotën e 26 pikë, pozita e 5-të, ndërsa objektivi për të kapur “Final 4” po fillon të vështirësohet, vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit.
Vllaznia – Egnatia 1 – 0 (Kastrati 33')
90+4' - Përfundon kryendeshja Vllaznia - Partizani, vendos goli i Kallakut.
75' - Lojë e ashpër nga "Demat e Kuq".
58' - Gurishta pëson dëmtim të rëndë, por fatmirësisht vazhdon lojën.
46' - Nis pjesa e dytë.
45' - Mbyllet pjesa e parë.
33' - Aksion "alla Barcelona" nga Vllaznia, Kastrati "shkund" portën e Partizanit.
21' Qato e kthen në "pikë qitje" portën e Partizanit.
1’- Shkelmohet top i parë në “Loro Boriçi”
Superiore: Java e 21-të
Stadiumi: “Loro Boriçi”
Arbitër: Erjon Bylykbashi
FORMACIONET ZYRTARE
Vllaznia: Pohls; Gurishta, Çelikoviç, Gjini, Jago, Krymi, Qato, Kastrati, Kallaku, Balaj, Murataj.
Trajner: Ergi Borshi.
Partizani: Qirko, Matinez, Bytyçi, Sembene, Buxhelaj, Ismaili, Kote, Hjumën, Isgandarli, Bintsuka, Toma.
Trajner: Oltijon Kërnaja.
