Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Egnatia rikthehet te fitorja dhe mbetet "mit" i pakalueshëm për Bylisin, ballshiotët nuk e njohin triumfin me Josën

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Egnatia rikthehet te fitorja dhe mbetet "mit" i
Bylis - Egnatia

Java e 3-të e Superiores ka në program duele interesante dhe mjaft impenjative. Në “Adush Muça" është luajtur dueli mes Bylisit vendas dhe kampionëve të Egnatias.

Të besuarit e Mirel Josës kërkonin fitoren, pas barazimeve kundër Tiranës dhe Flamurtarit.

Më “kritike” u duk gjendja te rrogozhinasit. Ata para kësaj ndeshje kishin marrë vetëm 1 pikë pas 2 javësh dhe ende nuk e kishin treguar “versionin” e kampionit.

Ndeshja ka mbajtur temp të balancuar deri në minutën e 37 ku Ndreca kishte mundësinë për të shënuar nga penalltia, por gaboi. Ky ishte episodi më i "zhurshëm" në 45 minutata e para, e mbyllur 0-0.

Pjesa e dytë dhuroi golin në kampin e rrozhinasve me Ruçi, minuta e 56. Pjesën e mbetur, të besuarit e Edlir Tetovës e menaxhuan në perfeksion.

Egnatia mund të kishte shënuar më shumë, por që problem u evidentua saktësia para porte. Me këtë triumf, kampionët në fuqi rikthehen në rrugën e mbarë.  

56' Ruçi Bylis - Egnatia 0-1

 

37' Ndreca humb penalltinë

 

Bylis 0 – 1 Egnatia

Superiore: Java e 3-të
Stadiumi: “Adush Muça”
Arbitër: Erjon Bastari

FORMACIONET ZYRTARE:

BYLIS: Vachoux, Përndreca, Bruno, Marku, Kane, Malomo, Abazaj, Përgjoni, Ualison, Mustafa, Koxhi

Trajner: Mirel Josa

EGNATIA: Dajsinani, Ndreca, Xhemajli, Sota, Serrano, Aleksi, Kryeziu, Selmani, Ruçi, Alesandro, Buriç

Trajner:  Edlir Tetova

 

LIVE:
1’ “Kokë më kokë” për pikët maksimale, nis dueli mes Bylisit dhe Egnatias.

Poll

Lexo gjithashtu