Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Karton i kuq dhe tensione, s’ka fitues mes Flamurtarit dhe Vorës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Karton i kuq dhe tensione, s’ka fitues mes Flamurtarit dhe
Flamurtari - Vora

Nuk ka patur fitues në takimin Flamurtari – Vora, e mbyllur në barazimin 1 – 1, e vlefshme për javën e 13-të në Superiore. Edhe ekipi vlonjat e kishte “detyrim” për të marrë fitoren, teksa gjenden të parafundit në tabelë, 10 pikë, ata nuk ia dolën.

Pjesa e parë u mbyll me golat e Todoroskit te vlonjatët në minutën e 34 dhe Kasalla 4 minuta më vonë (Vora). Pikërisht në minutën e 34, drejtori sportiv i Vorës Bazjon Tragaj u largua me karton të kuq nga arbitri Kreshnik Barjamaj, si pasojë e përplasjes në distancë me tifozët e Flamurtarit.

Në fraksionin e dytë të ndeshjes, loja u fokusua më shumë në përplasjet e ashpëra, pa prodhuar gol tjetër. Vorës i shkon më shumë përshtat ky rezultat në një transfertë të vështirë.          

FLAMURTARI – VORA 1 – 1 (Todoroski 34'/Kasalla 40')

70' - Lojë e "egër" dhe kartonë të verdhë

46' - Starton pjesa e dytë.

45+5' - Mbyllet pjesa e parë.

40' - Vendasit gabojnë në largimin e topit, Vora përfiton dhe barazon shifrat me Kasallën.

34' - Mbrojtësi i Flamurtarit gjendet në momentin e duhur për të "ndëshkuar" portierin e Vorës Ruçi, zhbllokohen shifrat.

  

1’ – Nis ndeshja Flamurtari – Vora në Vlorë

FORMACIONET ZYRTARE

Flamurtari: Aleksovski; Skuadrone, Çantakias, Ramirez, Trashi, Todoroski, Murataj, Veiga, Marku, Diavara, Maksuti

Trajner: Francesco Moriero.

Vora: Ruçi; Repaj, Shehi, Tabaku, Barjamaj, Vrapi, Dalipi, Fazlagiç, Kasalla, Bardhi, Luis Felipe

Trajner: Arjan Bellai.

Superiore: Java e 13-të

Stadiumi: “Flamurtari”

Arbitër: Kreshnik Barjamaj

 

Poll

Lexo gjithashtu