Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Flamurtari “trondit” Vllazninë në mes të Vlorës, kuqezinjtë japin shenja “jete” për mbijetesën

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Flamurtari “trondit” Vllazninë në mes të
Flamurtari - Vllaznia

Pas 6 ndeshjesh pa fitore radhazi në Superiore, Flamurtari ka bërë kthesën e madhe në Superiore. Edhe pse mund të duket gati e pabesueshme për pozicionet ku ndodhen në tabelë, kuqezinjtë mposhtën në Vlorë Vllazninë kryeuese.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Bolzan në minutën e 35-të. Dalja me karton të kuq nga sulmuesi Bismark, i dha “goditje” të fortë Vllanzisë për të dalë pa pikë nga kjo transfertë.

Inferioriteti numerik ia bëri të pamundur ekipit shkodran për të reaguar. Pas kësaj fitore, Flamurtari grumbullon 24 pikë pas 27 javësh, pozita e parafundit në tabelë, ndërsa janë 3 pikë larg për të dalë prej “zonës së ftohtë”. Nga krahu tjetër, Vllaznia mbetet kryesuese me 51 pikë, 2 më shumë se Elbasani ndjekës.   

Flamurtari 1 – 0 Vllaznia (Bolzan 35')

90+6' - Përfundon ndeshja në Vlorë, fiton 1 - 0 Flamurtari kundër Vllaznisë. 

58' - Kallaku kërkon të befasojë portierin Aleksovski, por ndalet nga "muri" i Flamurtarit.

45+3' - Mbyllet pjesa e parë.

37' - "Goditje" e rëndë në dy minuta për shkodranët, Bismark ndëshkohet me karton të kuq.

 

35' - Flamurtari kap "mat" Vllazninë, vlonjatët shënojnë me Bolzan. 

7' - Mbrojtja e Flamurtarit në "gjumë", Bajrami kishte gjithë kohën e nevojshme për të "shkundur" rrjetën mike me kokë, ama nuk ia del.

  

1’ – Shkelmohet topi i parë në stadiumin “Flamurtari”.

 

FORMACIONET ZYRTARE:

FLAMURTARI: Aleksovski, Squadrone, Bolzan, Veiga, Trashi, Marku, Diaëara, Ramani, Todoroski, Perlata, Maksuti.

Trajner: Andi Ribaj.

VLLAZNIA: Pohls, Celikovic, Krymi, Kastrati, Balaj, Kallaku, Bajrami, Bismark, Mala, Yago, Gjini.

Trajner: Edi Martini.

Superiore: Java e 27-të

Stadiumi: “Flamurtari”

Arbitër: Enea Jorgji

Poll

Lexo gjithashtu