Pas 17 vitesh pritje, skuadra e Dinamos ka fituar Superkupën e Shqipërisë. “Blutë” mposhtën 3 – 1 Egnatian. Pjesa e parë dhuroi shumë emocione dhe “drithërma”, por goli i vetëm u shënua nga Ruçi për ekipin rrogozhinas në minutën e 9.
Një gabim në largimin e topit prej mbrojtjes dinamovite, i mundësoi shënimin e golit sulmuesit beratas. Në fraksionin e dytë të ndeshjes, ekipi i Ilir Dajës u tregua konkret dhe i vendosur, ndryshe nga sa ndodhi në pjesë e parë.
Finalizimet e Bregut dhe Nanit konkretizuan përmbysjen e madhe, ndërsa penalltia e Qefaliajt në limite mbylle “hesapet”.
EGNATIA – DINAMO 1 – 3 (Ruçi 9'/Bregu 54', Nani 59', Qefalija 90+5')
90+5' Përfundon dueli Egnatia - Dinamo 1 - 3.
90+5' 0 Qefalija i vë "kapak" fitoren me golin e 3-të, i saktë nga penalltia.
59' - Nani përmbys gjithçka në 4 minuta te dinamovitët.
55' - Bregu barazon shifrat, riktehet Dinamo në lojë.
46' - Starton pjesa e dytë.
45' - Mbyllet pjesa e parë.
38' - Egnatia kap "mat" në kundërsulm Dinamon, "Bluve" i buzëqesh fati, pozicion jashtë loje.
21' - Dinamo e papërmbajtshme në linja, Ndreca shpëton të tijtë nga goli.
9' - Gabim nga mbrojtja e Dinamos në largimin e topit, Ruçi kalon në avantazh Egnatian.
4' - Dejvi Bregu shpërdoron rast flagrant për gol.
1’ – Nis ndeshja në “Air Albania” mes Egnatias dhe Dinamos.
FORMACIONET ZYRTARE
Egnatia: Dajsinani; Ndreca, Xhemajli, Sota, Fangaj; Aleksi, Fernando, Ruçi, Albanese, Bakayoko, Selmani.
Trajner: Edlir Tetova.
Dinamo: Teqja; Neziri, Teixseira, Dita, Maliqi, Karamba, Qefalija, Bregu, Nani, Guindo, B. Berisha
Trajner: Ilir Daja
Superkupa e Shqipërisë: Finale
Stadiumi: "Air Albania".
Arbitër: Enea Jorgji.
