Egnatia 0 – 1 Tirana (Xhixha 40')
Tirana ka triumfuar në transfertë përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës përfundoi 0-1.
Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi kapiteni bardheblu, Redon Xhixha. Sulmuesi e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 40-të, duke i dhënë të tijëve një fitore mjaft të rëndësishme.
Kështu, Tirana ngjitet në vendin e 9-të me 20 pikë, po aq sa Bylis i vendit të 8-të. Në krahun tjetër, Egnatia mbetet në vendin e 3-të me 39 pikë, 3 më pak se Vllaznia kryesuese.
“Abissnet Superiore”: Java e 22-të
Stadiumi: “Arena Egnatia”
Arbitër: Kreshnik Cjapi
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Dajsinani, Poçi, Aleksi, Fernando, Xhemajli, Haime, Jefferson, Buric, Fangaj, Gruda, Ruçi. Trajner: Edlir Tetova.
TIRANA: Tafas, Vera, Basilio Ndong, Cortes, Lleshi, Myslovic, Rafael, Halili, Xhoxha, Vogli, Tabekou. Trajner: Ardian Nuhiu.
LIVE:
90+5' Mbyllet 0-1 ndeshja.
70' Rast i mirë për Egnatian, Tafas bën heroin te Tirana.
53' Te Egnatia pretendojnë përsëri për penallti, Cjapi s'e sheh të tillë.
40+5' Mbyllet pjesa e parë, 0-1.
40' GOL TIRANA! Shënon Redon Xhixha.
27' Tafas pret goditjen e Buric.
23’ Dëmtohet Ruçi, por e vazhdon ndeshjen me kokë të fashuar.
9' Goditje me kokë e Voglit, topi shkon jashtë.
4’ Te Egnatia kërkojnë penallti që në minutën e 4-t. Rrëzimi i Grudës rishihet në VAR nga arbitri Cjapi, s’ka penallti.
1’ Shkelmohet topi i parë në Rrogozhinë, nis sfida Egnatia – Tirana.
