Ka përfunduar në barazim 0 – 0 ndeshja Dinamo – Teuta, e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”. Edhe pse në minutat e para dinamovitët janë shfaqur më kërkues para porte, nuk ia ka dalë të “shkundin” rrjetën mike.
Në pjesën e dytë ekipi i Ilir Dajës u “penalizua” nga kartonni i kuq i Maliqit, pasi mori dy të verdhë. Ndonëse Teuta ishte për më shumë se 30 minuta në fushë me një lojtar më shumë, përfshirë edhe shtesën, nuk pati efikasitetin dhe freskinë e duhur për të ndëshkuar dinamovitët.
Një barazim që i shkon më shumë përshtat Teutës, ndërsa Dinamo lë pikë në garën për titullin. Të besuarit e Ilir Dajës mbajnë përkohësisht pozicionin e 3-të, 18 pikë, 2 më pak se Elbasani lider, por Vllaznia zbret nesër në fushë dhe mund të rritet diferenca. Nga krahun tjetër, grupi i Enkeleid Dobit qendron në mes të tabelës me 15 pikë.
DINAMO – TEUTA 0 – 0
61' - Maliqi merr kartonin e dytë të verdhë, e përkthyer me të kuq
46' - Starton pjesa e dytë
45+2' Mbyllet fraskioni i parë i ndeshjes
39' - Vidal lë lojën i dëmtuar
13' - Maliqi, i ndëshkuari i parë me karton, ndërpret aksionin e shpejtë të Teutës
2' - Guindo "kërcënon" Teutën, pret portieri Selmani
1' - Nis takimi Dinamo - Teuta, shkelomohet topi i parë në'Elbasan Arena"
Superiore: Java e 10-të
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Klodian Prenga
DINAMO: Teqja; Ferreira, Goudiaby, Guindo, Vila, Bregu, Maliqi, Nani, Dita, Neziri, Qardaku.
Trajner: Ilir Daja.
TEUTA: Selmani; Zhongo, Jazxhi, Maçolli, Vidal, Boçi, Gonzales, Përgjoni, Fadairo, Arifi, Toli.
Trajner: Enkeleid Dobi.
