Bylis 1-1 Dinamo City (Camara 9', Teixeira 82')
Ka përfunduar në barazimin 1-1 sfida mes Bylisit dhe Dinamos, e vlefshme për javën e 31-të në Abissnet Superiore. Dueli nisi mirë për vendasit, që shënuan në minutën e 9-të falë mesfushorit Camara i cili goditi saktë me kokë një top të shërbyer në zonë dhe mposhtur portierin e miqve, duke i dhënë kështu epërsinë të tijëve.
Minutat e fundit të pjesës së parë u mbyllën me një karton të kuq të zëvendëstrajnerit Glen Daja i cili u përjashtua nga kryesori Barjamaj pas protestave, duke e ndjekur pjesën e dytë nga tribunat.
Në fraksionin e dytë, Dinamo shtoi përpjekjet për të barazuar sfidën dhe goli erdhi vetëm në minutën e 82-të falë mbrojtësit portugez Teixeira.
Kështu, të dyja skuadrat ndajnë një pikë në stadiumin "Adush Muçaj", rezultat që s'ngop asnjërën për objektivat që kanë në këtë fazë të mbetur të kampionatit. Me këtë barazim, Bylis mbetet në vendin e 9-të me 31 pikë, po aq sa Vora e një vendi më sipër, duke mbajtur ende të hapur garën për zonën "play-out".
Në anën tjetër, Dinamo parakalon së paku momentalisht Partizanin duke shkuar në vendin e 4-të me pikë të barabarta, teksa këta të fundit luajnë në mbrëmje në transfertë përballë Elbasanit, duel ky që mbyll që përmbyllë dhe llogaritë e kësaj jave.
LIVE:
Mbyllet sfida në Ballsh. Bylis 1-1 Dinamo.
82' GOL DINAMO, rikthehet baraspesha në Ballsh. Shënon Teixeira.
67' Rikthehen ekuilibri numerik në fushë, Goudiaby ndëshkohet me të dytin e verdhë nga arbitri dhe lë të tijët me një lojtar më pak.
65' Zëvendësime te Bylis, largohet nga fusha e lojës Koxhi dhe aktivizohet Rabiu.
60' Pedro "flirton" me golin, por goditja e tij shkon jashtë portës.
53' Arbitri Barjamaj ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë Përndrecën, mbrojtësi lë Bylisin me një lojtar më pak.
Nis pjesa e dytë mes Bylisit dhe Dinamos.
Mbyllet pjesa e parë, Bylis 1-0 Dinamo.
Daja largohet me kartonin e kuq, pjesën e mbetur të sfidës e ndjek nga tribuna.
45' Akordohen 4 minuta shtesë përpara mbylljes së pjesës së parë.
38' Përgjoni shkakton faull ndaj Malomos, arbitri ndëshkon me të verdhë lojtarin e Bylis. Një mundësi e mirë për Dinamon nga goditja e dënimit.
31' Një tjetër aksion i mirë për Bylis, por Dita reagon në kohë dhe mbyll hapësirën.
14' Përndreca shkakton faull ndaj Nanit, kryesori e ndëshkon me të verdhë, i pari në këtë takim.
9' GOL BYLIS. Shënon Camara.
5' Dinamo i afrohet golit, por topi përfundon jashtë portës.
1' Shkelmohet topi, nis sfida Bylis-Dinamo
