Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Lider te Egnatia, Edison Ndreca e thotë LIVE në emision: Kontakte me Kombëtaren në...

Shkruar nga NEWSPORT
Lider te Egnatia, Edison Ndreca e thotë LIVE në emision: Kontakte me
Edison Ndreca

Egnatia ka fituar në shtëpi përballë Vorës në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës përfundoi me shifrat 2-0. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", Edison Ndreca që shënoi golin e dytë të sfidës.

“Jam i lumtur për fitoren e ekipit dhe golin tim. Shpresoj që nga sot të vazhdojmë vetëm me fitore, të qëndrojmë në vendin e parë. Patjetër që jemi të uritur për titullin e 3-të, të çojmë sa më lart Egnatian. Konkurrenca është më e shtuar, është më vështirë, janë 4-5 ekipe. S’po bëjmë dot shkëputjen, por jam besimplotë te grupi, do të vazhdojmë kështu të bëjmë mirë.

Ftesë nga Kombëtarja? Të them të drejtën në këtë moment s’kam asnjë ftesë nga ekipit kombëtar. U përfol nga marsi, nga shkurti, por dëmtimi më mbajti jashtë fushave dhe që nga ai moment s’kam pasur koment për ftesë nga ekipi kombëtar. E mirëpres si çdo lojtar, është krenaria më e madhe që mund të ketë një futbollist.

Pjekurinë dhe eksperiencën do filloj ta vendos më shumë në punë. Ofertat nga jashtë? Unë jam lojtar në kontratë, e kam kontratën deri në 2027 me Egnatian, është i pari që përgjigjet. Uroj dhe shpresoj që të vijnë oferta të mira, edhe presidenti është babaxhan s’besoj që të bëhet pengesë”, tha Ndreca.

Poll

Lexo gjithashtu