Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Legjenda e Tiranës nuk jep shpresë, Rezart Dabulla ngre alarmin: Jemi të rënë nga Superiorja, duhen vite për ta ndryshuar situatën

Shkruar nga NEWSPORT
Legjenda e Tiranës nuk jep shpresë, Rezart Dabulla ngre alarmin: Jemi
Rezart Dabulla

Ish-futbollisti Rezart Dabulla kaloi 13 vite te ekipi i Tiranës, duke marrë trajtën e legjendës për rëndësin në ekip. Por sot, pas më shumë se 1 dekade i tërhequr nga futbolli, 46-vjeçari e sheh me keqardhje situatën ku ndodhet klubi më i titulluar në Shqipëri.

Pas 14 javësh Superiore, Tirana ka vetëm 7 pikë, e fundit në tabelë dhe humbja me Dinamon 2 – 6 në derbi i ka “trazuar” gjërat akoma më keq. Dabulla në një prononcim për “Sport News” në “News 24” i ka dhënë “shuplakë” shpresave të bardhebluve për mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar:  

“Tirana është në një pikë që vështirë të rikthehet. Po flas për një situatë që do duhen vite. Nuk besoj se janë më të zotët që ta rikthejnë këtë Tiranë. Nuk ka asnjë futbollist shqiptar të afirmuar që luan futboll. Tirana nuk ka askënd. Më vjen keq ta them, por jemi të rënë nga Superiorja”.

Poll

Lexo gjithashtu