
Serjan Repaj
Serjan Repaj mbylli bashkëpunimin me Vllazninë. Klubi shkodran dhe futbollisti ndërprenë kontratën mes tyre vetëm pas 6 muajsh.
Por mbrojtësi pritet të qëndrojë në Superiore. Është Vora ekipi që ka interes për shërbime e 24-vjeçarit.
Arian Bellai kërkon përforcime për repartin e mbrojtjes dhe karakteristikat e Repajt duket se plotësojnë kushtet e drejtuesve.
Kampionët e Kategorisë së Parë dëshirojnë futbollistë me eksperiencë në Superiore dhe fakti që mbrojtësi ka luajtur me Vllazninë bën që të shihet me prioritet.
Përveç Vllazninë, 24-vjeçari ka luajtur edhe me Apoloninë.
Poll