Emmanuel Ernest njoftoi pak orë më parë largimin e tij nga Tirana, teksa bardheblutë presin në “Selman Stermasi” Bylisin për duelin e javës së 28-të në Abissnet Superiore.
Vendimin futbollisti 25-vjeçari e bëri publik në profilin e tij në rrjete sociale, ku sqaroi se mes tij dhe drejtuesve u arrit një kompromis për të ndërprerë bashkëpunimin.
Kështu, trajneri Orges Shehit i mbeten vetëm 4 alternativa në repartin e avancuar. Falaye shihet si emri që mund të pozicionohet në qendrën e sulmit në vend të Ernest, pasi është i vetmi që ka karakteristikat e sulmuesit qendror e që mund t’i shërbejë planit të durrsakut për pjesën e mbetur të kampionatit.
Gjithashtu, Shehi mund të llogarisë dhe lojtarët e tjerë si Xhixha, Tare dhe Mehmeti për të tentuar golin që ka munguar në dy ndeshjet e fundit.

