
Tirana arriti të mposhtë Partizanin në derbin e kryeqytetit të premten me shifrat 3-0. Tefik Osmani si i ftuar në “Rubrika Sportive” ka folur pas kësaj sfide, ku ka treguar gabimin e trajnerit të Partizanit, Mladen Milinkoviç.
“Është një moment shumë i vështirë. duke filluar që nga faza përgatitore, që nga momenti i ndeshjes së dytë të kupës UEFA. Që aty filluan gjithë kalvari i ndryshimeve të klubit, padiskutim që u morën vendime të gabuara. Kanë gabuar jashtëzakonisht, duke filluar nga ardhja e Gegës me Sokol Haxhinë.
Mendova që presidenti Demi ka ndryshuar mendim dhe do bëjë një rokadë të jashtëzakonshme. Përderisa solli dy njerëz shumë të drejtë dhe puntorë, nuk i hanë hakun njeriut, janë të familjes së Partizanit. Besoj që edhe tek Demi i cili do t’i linte dorë atyre. Pas ndeshjes së dytë ndryshoi gjithçka, sepse ata që donin ta bënin këtë Partizan që është sot, iu pre rubineti. Çdo vendim u merrte nga Haxhia dhe Gega. Padiskutim i kam me fakte.
Ka kohë që nuk jam brënda, por kur ishin miqtë e mij aty isha i përditshëm aty. Besoj që janë bërë gabime me largimet e Gegës dhe Haxhisë. Për mua ata nuk kanë dhënë dorëheqjen. Me largimin e këtyre të dyve e morën në dorë ata që ishin dhe bënë këtë gjullurdi që kanë bërë”, u shpreh Pano.