Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Lajme të mira për Ilir Dajën, rikthehet lideri i skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
Lajme të mira për Ilir Dajën, rikthehet lideri i skuadrës
Naser Aliji

Naser Aliji po kalon momentet më të vështira në jetën e tij. Vetëm pak ditë më parë mbrojtësi humbi nënën e tij.

Një dhimbje e madhe për të dhe familjarët e të arfërt, por pavarësisht kësaj, mbrojtësi ka preferuar të rikthehet shpejt te Dinamo. Lojtari i Kombëtares i është bashkuar grupit të ekipit dhe po përgatitet për duelin e ardhshëm që “Blutë” do të luajnë ndaj Vllaznisë.

Padiskutim që ky është një lajm i mirë për Ilir Dajën dhe Sylvinhon. I pari mund të mbështet te shërbimet e titullarit për duelet e ardhshme në kampionat, ndërsa braziliani pritet ta ketë pjesë të listës për duelet e muajit nëntor, që Kombëtarja do të luajë ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Poll

Lexo gjithashtu