
Vora
Manfredas Ruzgis është rikthyer në stërvitje te Vora. Sulmuesi ka nisur me pregatitjet për duelin me Elbasnain, takim që do të luhert ditën e dielë në orën 17:00 në “Elbasan Arena”.
Kështu Arian Bellai merr një lajm shumë të rëndësishëm në prag të kësaj përballjeje. Tashmë timonieri i debutuesve në Superiore do të mbështet edhe te shërbimet e “bishës” së sulmit.
28-vjeçari ka hedhur prapakrahëve tashmë dëmtimin dhe do të mund të japë kontributin e tij për Vorën në sfidat e ardhshme. Mungesa e tij sigurisht është ndjerë nga Vora në këto 6 javë kampionat dhe Ruzgis pritet të bëjë debutimin e tij në Superiore në sfidën e ardhshme.

Poll