Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Laçi nuk e meritoi fitoren", Gvozdenovic pas humbjes: Minimumi mund të kishim marrë 1 pikë

Shkruar nga NEWSPORT
"Laçi nuk e meritoi fitoren", Gvozdenovic pas humbjes: Minimumi
Ivan Gvozdenovic

Ka përfunduar ndeshja mes Laçit dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në Kurbin, përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i korçarëve, Ivan Gvozdenovic.

“Për mendimin tim Laçi nuk e meritoi të fitonte. Pjesa e parë nuk më pëlqeu shumë, por në të dytën ishim më mirë. Rasti i Bismark ishte i pastër minimum për 1 pikë. Për mendimin tim, sot ishte një ndeshje për barazim.

Në një fushë si Ballshi, ose si sot Laçi është e vështirë kur pëson gol shpejt. Sot e pësuam në minutën e 27-të. Mund të shënonim të parët, por më pas erdhi një gol aksidental. Laçi është një skuadër e pjekur dhe di si menaxhohet situata. Ishte një situatë ndoshta për penallti, por s’mund të them sigurtë”, tha Gvozdenovic.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga