Albi Doka ishte një nga mungesat më të rëndësishme të Teutës mbrëmjen e sotme në humbjen përballë Egnatias. Kujtojmë se durrsakët u mposhtën në Rrogozhinë me shifrat 1-0.
Pikërisht një nga arsyet që humbi Teuta, ishte edhe Albi Doka. Ky i fundit u “nderua” në start të duelit të sotëm, teksa ekipi e bëri foton krah fanellës së mbrojtësit të krahut të majtë, i cili do të mungojë disa javë.
Ndërkohë që është vetë Doka, i cilia ka reaguar në rrjetet sociale. Ai falenderon shokët e ekipit e ndër të tjera paralajmëron një rikthim më të fortë se kurrë.
Kujtojmë se 28-vjeçari u dëmtua gjatë ndeshjes përballë Flamurtarit, e vlefshme për javnë e 8-të të Superiores. Doka u detyrua të linte fushën e lojës vetëm pas 23 minutash lojë.
REAGIMI:
Faleminderit çuna për mbështetjen. Dëmtimet janë pjesë e lojës, por karakteri nuk thyhet kurrë. Rikthim im do të jetë shumë i fortë!
