
Arsen Lleshi
“Lojtari i Ndeshjes” së Elbasanit me Teutën shpallet Arsen Lleshi. E kush tjetër mund ta meritonte më shumë se ai? Sulmuesi është “bomberi” i sezonit derimë tani tek skuadra e teknikut serb dhe sot mundi me forcë dhe personalitet i vetëm Teutën.
“Gjithmonë sa herë më jepet mundësia kontribuoj për skuadrën. Faleminderit për komentet.
Kjo pyetje nuk është për mua. Normalisht e ndiej veten titullar. Mund të them që po luajmë më shumë në sulm, po bëjmë presing lart. Trajneri na e ka kërkuar të vazhdojmë vetëm përpara me topin, të jemi më të shpejtë”, u shpreh Lleshi.
Poll