
Kukesi
Skuadra e Kukësit ka uruar ditën e sotme Egnatian në rrjetet e tyre sociale, pasi këta ta fundit u shpallën kampionë në elitën e futbollit shqiptar.
Po ashtu ekipi verilindor ka prekur edhe zonën Champions, ku rrogozhinasit do përpiqen të përfaqësojnë sa më denjësisht futbollin shqiptar në kompeticionin më elitar për klube në kontinentin e vjetër.
“Futboll Klub Kukësi uron përzemërsisht KF Egnatian për titullin kampion, për herë të dytë radhazi. Njëkohësisht i ruojmë Egnatias sukese në Ligën e Kampionëve dhe paraqitje sa më dinjitoze”, shkruan Kukësi.

Poll