Karton i kuq dhe karton i verdhe
Bylis – Elbasani është dueli tjetër i ditës së sotme që do të luhet në kuadër të javës së 17-të të Superiores. Përballje kjo që do të zhvillohet në “Adush Muça”, duke nisur që nga ora 13:30.
Ballshiotët do të synojnë rikthimin te fitorja, gjë e cila iu mungon prej disa javësh, teksa verdheblutë do të luftojnë të “rimarrin” kreun. Pikërisht për këtë takim tjetër të luftuar, janë mësuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi.
Kryesorë do të jetë Olsion Yzeiraj, i cili do të ndihmohet nga Xhuljo Mani dhe Jetmir Podgorica. Arbitër i 4-të do të jetë Ditmir Grimci. VAR-i i është besuar Kreshnik Bajramajt dhe në AVAR do të jetë Egli Spahiu.
Poll
