Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

 Kontratë 3-vjeçare, Tirana “blindon” titullarin bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT
 Kontratë 3-vjeçare, Tirana “blindon” titullarin
Tirana

Tirana ka nisur të lëvizë “gurët” për sezonin e ri. Bardheblutë kanë menduar të “blindojnë” lojtarët që i konsiderojnëë lider të skuadrës.

Florjan Përgjoni është i pari i familjes bardheblutë, të cilët mesa duket do t’i ofrohet rinovimi i kontratës. Mbrojtësi pritet të firmosë shumë shpejt me kryeqytetasit kontratën e re, e cila pritet të jetë e vlefshme për 3 vite sipas shtypit të shkruar.

Kujtojmë se 26-vjeçari ka dhe një vit kontratë me bardheblutë, teksa me rinovimin do ta zgjaste atë deri në vitin 2027. Mbrojtësi është një nga lojtarët që në merkaton e verës dhe atë të janarit pati disa interesime dhe oferta, por siç duket palët kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre edhe për disa sezone të tjera.

Poll

Lexo gjithashtu