Një nga momentet që “ndezi” polemika në sutdion e “Supergol” në RTSH, ishte ndërhyrja ndaj futbollistit Peralta në ndeshjen Tirana – Bylis. Këta të fundit fituan 0-2, por kërkuan një penallti në minutën e 47-të, e cila nuk u dha.
Sipas Klajdi Kolës, vendimi nga arbitri i ndeshjes ishte i duhuri. Ndërkohë që më tej Kola shprehet se kishte vetëm kontakt normal. Në krahun tjetër, moderatorja Hygerta Sako e ka kundërshtuar, duke theksuar se nuk është dakord me mendimin e tij.
Pjesë nga debati:
Klajdi Kola: Kontakt normal.
Hygerta Sako: I shkon direkt sulmuesit, aty janë bërë… ti thua kontakt normal.
Klajdi Kola: Futbolli është lojë fizike, do të përplasen.
Hygerta Sako: Po luhet për topin, po vrapojnë 22 veta dhe arbitri, si qenka kjo punë? S’po merret me topin, por me sulmuesin, s’jam dakord fare me ty.
Klajdi Kola: Me shtyrje dhe tërheqje, s’kemi të bëjmë.
Hygerta Sako: Atëherë të japim penallti kur të futen sparkata.
                                
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       
                			                       