Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kokë më kokë” në finalen e titullit, STATISTIKAT zgjedhin kampionët

Shkruar nga NEWSPORT
“Kokë më kokë” në finalen e titullit,
Partizani-Egnatia

Të gjithë tifozët shqiptarë do të mbajnë “frymën” ditën e dielë në orën 19:00. Në “Air Albania” do të përplasin “brirët” Partizani – Egnatia për të bërë mes tyre llogaritë për titullin kampion.

Emocionet e këtij takimi prej ditësh kanë nisur të djehen, me tifozët që kanë nisur punë n për të përgatirur spektaklin në tribuna. Ndërkohë nga ana tjetër ekipet po punojnë dhe stërviten fort në mënyrë që të jenë gati 100% për këtë finale, e cila është sfida më e rëndësishme  e këtij sezonit.

Një duel “kokë më kokë” mes dy skuadrave që kanë dominuar këtë sezon në Superiore, me rrogozhinasit që u renditën në vendin e parë dhe demat përfunduan të dytët. Në “Air Albania” do të jetë një “luftë” e vërtetë me ekipet që kërkojnë me doemos të fitojnë titullin.

Edhe statistikat tregojnë se do të jetë një sfidë spektakolare. Në 10 duelet e fundit mes tyre 3 takime janë fituar nga Partizani, 2 nga Egnatia dhe 5 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Rrogozhinasit ia kanë dalë të shënojnë 11 gola, ndërsa nga krahu tjetër kryeqytetasit u kanë shënuar 10.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga