
Vllaznia
Para pak ditësh, Vllaznia ka mësuar se do të përballet në turin e parë të Conference League me Daugavpils. Sfida e parë mes shkodranëve dhe ekipit letonez do të zhvillohet më 10 korrik, ndërsa e kthimit më 17 korrik.
Vllaznia ditën e sotme ka mbërritur në Slloveni, aty ku do të kryejë pjesën intensive të përgatitjeve.
“Ekipi kuqeblu ka mbërritur me avion paraditen e sotme në Slloveni, për të zhvilluar në këtë vend pjesën më intensive të përgatitjeve për ndeshjet europiane.”, shkruan ekipi kuqeblu në faqen zyrtare.
Sfida e parë mes Vllaznisë dhe Daugavpils do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.
Poll