
Situata në kampin e Vllaznisë me “përplasjet” me Bashkinë e Shkodrës, nuk kanë ndikuar tek festat në klub. Një prej futbollistëve të kuqebluve feston sot ditëlindjen e tij.
Portieri Aron Jukaj feston përvjetorin e tij të lindjes dhe mbush 20 vjeç. Klubi i Vllaznisë i ka bërë urimin e veçantë portierit që spikati në Superiore sezonin që lamë pas.
“Futbollisti Aron Jukaj feston sot 20 vjetorin e lindjes. Me këtë rast, familja e madhe kuqeblu i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura! Gëzuar ditëlindjen!”, shkruan Vllaznia në faqen zyrtare.
Pas një dëmtimi të pësuar nga Kristi Qarri, 20-vjeçari Aron Jukaj bëri paraqitje të shkëlqyera me Vllazninë. Në 18 ndeshje në Superiore pësoi vetëm 16 gola dhe mbajti në 7 ndeshje portën e paprekur.