
Tirana dhe Vllaznia do luajnë të mërkurën në orën 16:00, kryesfidën e javës 35-të në Superiore. Kjo klasike vendos shumë për fatet e gjithë sezonit.
Bardheblutë duhet të shmangin me domosdo humbje, për të besuar te një vend në “Final 4”. Në anën tjetër shkodranët luajnë mundësinë e artë për të kapur kreun e klasifikimit, që është 2 pikë larg.
Thomas Brdaric e ka nisur mjaft mirë aventurën e dytë te Vllaznia. Trajneri gjerman numëron 2 fitore në po aq ndeshje.
Takimi me Tiranën nuk sjell kujtime të mirë për Brdaric. Kjo pasi në 7 përballjet e mëparshme, ka fituar vetëm të parën. 4 të tjera i ka humbur dhe 2 janë ndarë barazim.
Klasikja ka gjithmonë peshë dhe motivimi është më i madhi. Tashmë mbetet vetëm të shijohet ndeshja në kryeqytet.